Manuali Aktiv i Auditimit IT

Mjeti “Manuali Aktiv i Auditimit IT” ka si objektiv kryesor vendosjen në praktikë të “Manualit WGITA - IDI mbi Auditimin e IT-së për Institucionet Supreme të Auditimit",  duke ndihmuar audituesin  me informacione thelbësore për të planifikuar një auditim të IT-së, mbledhjen e gjetjeve dhe shkëmbimin e njohurive.

Ai ofrohet si një zip folder. Ai përmban fletë pune Excel dhe disa dokumente Word, si dhe dokumente html që veprojnë si burime të të dhënave për Excel spreadsheet. Pasi të depaketohen, të gjithë skedarët duhet të mbahen në të njëjtën dosje dhe nën-dosje.”

Sjellja e brendshme e spreadsheet të Excel si dhe të disa dokumenteve të Word janë përshtatur/hedhur në VBA.  Për të ndihmuar në inspektimin e kodit është komentuar e gjitha në Anglisht. Ajo referon vetëm funksionet dhe objektet të pre-instaluara në OS (nuk ka nevojë të referohen “librari”shtesë). Kështu duhet vetëm të aktivizohen macros!

Disa nga dokumentat Word përmbajnë kontrolle të përmbajtjes që duhet të ruhen dhe të përdoren për të futur të dhënat e kërkuara. Automatizimet varen prej tyre.
Dokumentat html janë mbajtës të të dhënave për SVG (Scalable Vector Graphics), në përputhje me standartet W3C për të shënuar grafikë. Në ditët e sotme SVG implementohet në Firefox, Opera, Safari, Chrome, Edge, Internet Explorer dhe në shfletues të tjerë. Shfletuesit web duhet të mbahen të përditësuar.

Dokumentat ishin testuar në versionet 2007/2010, 2013 dhe 2016 të Microsoft Office.
Konsideroni këtë mjet jo si një produkt të përfunduar, por si një prototip. Ai ndjek nga afër qasjen e përcaktuar në WGITA - IDI Manual mbi Auditimin e IT-së për Institucionet Supreme të Auditimit.

Qëllimi kryesor është që t'u ofrojë përdoruesve udhëzime praktike, informacione thelbësore teknike dhe pyetje kyçe të auditimit të nevojshme për planifikimin dhe kryerjen e auditimit efektiv të IT.

zip logoManuali i Aktiv i Auditimit TI

 

pdfManuali i përdorimit të Manualit Aktiv të Auditimit TI