Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

20111227103312_bleskaj

BUJAR LESKAJ
Doktor i Shkencave Ekonomike

Sfida jonë është një vizion koherent për KLSH, mbi bazën e eksperiencave më të mira të vendeve të BE-së dhe respektimit rigoroz të standarteve ndërkombëtare të kontrollit INTOSAI. Ajo është edhe një thellim i realizimit të misionit të KLSH në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike, një përmirësim i metodologjisë së kontrollit, duke kthyer vëmendjen tek auditi i performancës, krahas rritjes së efiçiencës së auditit financiar, një sinergjizim i politikave dhe veprimeve me strukturat e tjera shtetërore të së njëjtës fushë, duke ruajtur pavarësinë e KLSH si organi më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar.

Sfida jonë është zhvillimi i burimeve njerëzore të KLSH në nivelin e parametrave të kërkuar nga INTOSAI dhe në përputhje me sfidat integruese të vendit, si dhe përmirësimi i transparencës në marrëdhëniet me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-fitimprurëse të interesuara për luftën kundër korrupsionit.

Të dhëna personale
Emri Bujar
Atësia Farudin
Mbiemri Leskaj
Datëlindja 3 Korrik 1966
Vendlindja Vlorë
Gjendja civile I martuar, me katër fëmijë.
Edukimi
1990 UT Fakulteti Gjeologji - Miniera
1998 UT Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë
2002 UT Fakulteti i Drejtësisë
2003 Universiteti i Nebraskës – Lincoln SHBA – Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim Publik
2004 Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli “Avokat”
2005 Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat Publike
2002- 2006 Fakulteti i Ekonomisë, Shkolla e studimeve të thelluara pasuniversitare – Master në Financë
2009 UT Fakulteti i Ekonomisë – Dizertacioni me temë “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri”
Grada shkencore
2009 Doktor i Shkencave Ekonomike
Karriera profesonale
1993-1994 Doganier në degën e doganës, Vlorë
1994-1997 Kryetar i degës së doganës, Vlorë
1997(prill-gusht) Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
2000-2005 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Financës
2005-2009 Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Ekonomisë
2009- 2011 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë
23 dhjetor 2011 - në vazhdim Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Karriera politike
1997-2011 Anëtar aktiv i PD
2001-2005 Anëtar i Bordit financiar të PD
2001- shtator 2011 Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
2005-2009 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
2005-2007
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007-2009
Anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s;
2007-2009
 

2009-2011

Anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë
 
Drejtues i Institutit të Studimeve Politike "Ismail Qemal Vlora"
Gjuhë të huaja
Anglisht
Botime
“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, Tiranë 2009
“Brenda dhe Jashtë.....PARLAMENTIT (maj 2007-2009)”, Tiranë 2009
“Senjorazhi”, Punim doktorature, Tiranë 2009

“Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011

“Leksione në Financë” (Pjesa I), Tiranë 2011,

“Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar), Tiranë 2011

“Leksione në Financë” (Pjesa II), Tiranë 2012

Artikuj në periodikë shkencorë dhe në shtypin e përditshëm
Pjesëmarrje në Konferenca shkencore
22 Dhjetor 2011
Betuar në Kuvendin e Shqipërisë pas votimit nga Kuvendi më 15 Dhjetor 2011, të dekretit të Presidentit nr.7163, dt.17 nëntor 2011.

Miratuar me 70 vota Pro, 61 kundër, 3 abstenime

 

Z.Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së është ideatori dhe bashkëautor në të gjitha botimet e KLSH-së, ku përmendim:

- "Historiku i KLSH-së 1925-2012"

- "EUROSAI", 2012

- "Standartet e auditimit të INTOSAI-t", 2012

- "Udhëzues i auditimit të Performancës", 2012

- Z.Bujar Leskaj, është Kryetar i Bordit të Revistës Shkencore të KLSH-së, "Auditimi Publik", revistë katërmujore që publikohet në gjuhët shqipe dhe angleze. Numri i parë i saj ka dalë në maj 2012.