Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me z. Joop Vrojlijk, ekspert i Financave Publike

18.01.2018

Në datë 15 Janar 2017, Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj priti në takim Z. Joop Vrolijk , ekspert i asistencës teknike të Projektit “ Mbështetje për forcimin e kapaciteteve për implementimin e Strategjisë së Financave Publik në Shqipëri”.  Kontrolli i Lartë i Shtetit ka një rol të rëndësishëm si mbikëqyrës i Menaxhimit të Financave Publike, duke dhënë opinion  objektiv dhe të paanshëm nëse burimet publike menaxhohen me përgjegjësi dhe efektivitet. KLSH, nëpërmjet rekomandimeve të auditimit kontribuon në rritjen e  llogaridhënies publike dhe integritetit, përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e besimit tek qytetarët e palët e interesuara.

leskaj jupRëndësia e auditimit publik si “wachdog” i fondeve publike,  e vendos Institucionin e KLSH në qendër të asistencës ndërkombëtare për forcimin e menaxhimit të financave publike në vend. Këtij qëllimi iu referua ky takim, duke u fokusuar në zhvillimin dhe përdorimin e  mekanizmave të duhur për implementimin e rekomandimeve të auditimit, si një element kryesor për rritjen e impaktit të punës së auditimit publik.

Memorandumi i Bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i vlerësuar dhe mbështetur nga institucionet ndërkombëtare, përfshin iniciativa të përbashkëta me interes të dykahshëm për këto institucione , duke theksuar dhe rritur rolin  e tyre në zhvillimin e financave publike dhe auditimit në vend. Në takim u diskutua për mundësi të reja të bashkëpunimit duke e vendosur në një shkallë më të lartë që i përgjigjet nivelit të zhvillimit dhe pritshmërive të reja të Institucionit të KLSH.

Në veçanti, që nga viti 2013, z. Vrolijk si pjesë e Programit SIGMA, ka qenë prezent në bashkëpunimin dhe ndihmesën për KLSH-në dhe Kryetarin, z. Bujar Leskaj, duke kontribuar gjerësisht në zhvillimin e kapaciteteve institucionale gjatë viteve të fundit.