Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj takime pune në GAO me: zj.St.Laurent, z. Chuck Young, z.Blockwood, z. Bowling dhe z. Hix. Washington D.C, 5 shkurt 2020

Në dt. 05.02.2020, drejtuesit e KLSH-së, Kryetari z. Bujar Leskaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, z. Rinald Muça, vizituan Zyrën e Llogaridhënies Qeveritare në ShBA (GAO). Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi bashkëpunimin gjatë 6 viteve të fundit, me fokus vijimin e trajnimeve periodike të audituesve të KLSH-së në programin e fellowship-it amerikan, njohja me dy botimet me të fundit të KLSh-së mbi GAO-n, respektivisht "GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros" dhe "GAO, lideri i INTOSAI-t (dokumente pune)", prezantimi tek kolegët amerikanë i punës dhe progresit të KLSh-së në auditimet e performancës, specifikisht mbi rezultatet e auditimit të performancës mbi teknologjinë 5G, çështje për të cilën drejtuesit e KLSH-së morën pjesë edhe në forumin e Cyber Security organizuar në Senat në dt. 03.02.2020.

GAO u përfaqësua në këtë takim nga z. James-Christian Blockwood, Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Koordinator i Jashtëm, Chuck Young, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, Tim Bowling, Drejtor i Garantimit të Cilësisë, Mike Hix, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mark Keenan dhe Brenda Fernandez, menaxhere të Programit të Fellowship-it dhe Janet St Laurent, Drejtoreshë e Qendrës së Ekselencës.

gao-klsh 01

Takim i Kryetarit të KLSH-së, z.Bujar Leskaj me z. James-Christian Blockwood,
Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Koordinator i Jashtëm, GAO,
Washington D.C, 5 shkurt 2020.

Në fjalën e tij, z. Leskaj u ndal në rolin e madh që GAO dhe veçanërisht z. Gene Dodaro ka luajtur për komunitetin INTOSAI dhe specifikisht për Shqipërinë. Dy botimet që iu përcollën zyrtarisht palës amerikane ishin shprehje të mirënjohjes, vlerësimit dhe aplikimit në praktikë të motos së INTOSAI-t që KLSH dhe Shqipëria kanë ndaj partnerit tonë historik dhe strategjik. Kolegët amerikane, pasi u njohën me përmbledhjen në anglisht të botimeve dhe veçanërisht të botimit të z. Leskaj "GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros", falenderuan stafin e KLSH-së dhe z. Leskaj për këtë vlerësim unik, që vjen në vazhdën e botimeve të vazhdueshme që KLSH ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë për GAO-n. Më pas, z. Leskaj bëri një përmbledhje të performancës institucionale në shifra dhe fakte, duke dhënë dinamikën ndër vite.

foto 3_copy_1

foto 4

Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj takime pune në GAO.
Washington D.C, 5 shkurt 2020

Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj takime pune në GAO me: zj.St.Laurent,
z. Chuck Young, z.Blockwood, z. Bowling dhe z. Hix.
Washington D.C, 5 shkurt 2020

Z. Muça bëri me pas një rezyme të punës së departamentit të auditimit të performances, sfidat e kaluara dhe të ardhshme, si edhe fushat ku amerikanët mund të na ndihmojnë me mirë në përmbushjen e misionit tonë si shërbestarë të qytetarëve. Kolegët amerikane shprehen mbështetjen e tyre të palëkundur për KLSH-në dhe stafin auditues, ndanë eksperiencën e tyre në impaktimin e raporteve audituese tek palët e interesit, si edhe përkushtimin për të asistuar me trajnime afatgjata audituesit e rinj.

gao klsh 5

Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj takime pune në GAO me : zj.St.Laurent,
z.Blockwood, z. Chuck Young dhe  z.R.Muça (KLSH).
Washington D.C, 5 shkurt 2020

Takimi u realizua në një frymë të ngrohtë dhe tejet miqësore ku kolegët në GAO, pas kërkesave të Kryetarit të KLSH-së, premtuan dërgimin e lektorëve profesoniste drejt KLSH-së dhe pranimin e audituesve për trajnim në GAO.