Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.

Ai i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Misioni

Informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë nga pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera publike, si dhe nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me praktikat me të mira të BE dhe me standardet ndërkombëtar re të INTOSAI, duke kontribuar për qeverisjen e mire, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.

Vizioni

KLSH synon të jetë një institucion profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të përdoruesve t ë ty re dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë dhe të audituarit.