Konferenca e tretë shkencore

“Auditimi Kombëtar në shërbim të Qeverisjes Kombëtare”, 29-30 Tetor 2014 Ky aktivitet është Konferenca e Tretë Shkencore e KLSH-së. Në dhjetor të vitit 2012 u mbajt Konferenca e Parë Shkencore e KLSH-së për Auditimin e Jashtëm Publik, përmes të cilit KLSH krijoi traditën më të mirë të vlerësimit institucional të aktiviteteve të saj dhe punës së secilit individ. Kjo traditë pozitive u ndoq nga Konferenca e Dytë Shkencore e KLSH-së qe u zhvillua në 12-13 dhjetor 2013 dhe trajtoi temën, “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në Menaxhimin e Përgjegjshëm Publik përballë Sfidave Aktuale” .