KLSH thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet abuzive!

25.08.2020

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon t'u vijē në ndihmë qytetarëve.

Duke marrë shkas nga rastet e shumta që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë, KLSh lutet që këto ankesa  të adresohen pranë tij.

Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSh-së, qytetarët janë të lutur t'i bëjnë prezent pranë këtij institucioni.

KLSh garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj.

Qëllimi ynë ështe t’u vijmë në ndihmë qytetarëve që të mos kenë frikën e përballjes me institucionet për të cilat paguajnë taksat.

Ndaj do t'ju luteshim edhe një herë të na shkruani për çdo problem në kontakt@klsh.org.al.