KLSH merr pjesë në takimin e 3-të të Task Forcës së EUROSAI-t mbi Auditimin e Bashkive

16.10.2019

Në datat 10-11 tetor, në Lisbonë të Portugalisë u zhvillua takimi i 3-të i Task Forcës së EUROSAI-t(TFMA) mbi Auditimin e Bashkive. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e anëtarit të TFMA, u përfaqësua nga audituesit, z.Alush Zaçe, znj.Marjola Llanaj, znj. Aulona Jonuzi dhe z. Redi Ametllari. Task Forca e EUROSAI-t mbi Auditimin e Bashkive mbledh në gjirin e saj rreth 28 SAI evropiane dhe konsiderohet si një nga takimet më të rëndësishëm në plejadën e aktiviteteve të zhvilluara nën ombrellën e EUROSAI-t.

lisbona 1

lisbona 2Në vitin e tretë të zhvillimit të saj, takimi i TFMA kishte në fokus “Funksionet e ushtruara nga bashkitë” dhe punimet u çelën me fjalën  e Kryetarit të Gjykatës së Audituesve të Portugalisë, z.Vitor Manuel da Silva Caldeira, si SAI mikëpritës i aktivitetit të TMFA. Në fjalën e tij, z.Caldeira e vlerësoi takimin e 3-të të TMFA si një organizim me rëndësi madhore për komunitetin e Institucioneve Supreme të Auditimit të Europës, në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave mbi auditimin e bashkive mes SAI-ve të kontinentit të vjetër.

Përgjatë fjalës së tij, z.Caldeira informoi pjesëmarrësit mbi ndryshimet e reja që po ndërmerr Portugalia për të filluar një proces të ri decentralizimi të pushtetit lokal. Në  dritën e këtyre ndryshimeve në Portugali, z.Caldeira theksoi se ky takimi i tretë i TFMA-së ofron një kontribut të çmuar për procesin e decentralizimit në njohjen e praktikave më të mira. Me vlerë për t’u theksuar është se Gjykata e Audituesve të Portugalisë është një SAI mike e KLSH-së dhe Kryetari z.Vitor Manuel da Silva Caldeira, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës Europiane të Audituesve i është akorduar titulli ““HONORIS CAUSA” nga Universiteti i Tiranës në vitin 2015.

 

Takimi u përshëndet edhe nga z.Arunas Dulkys, Kryetari i Zyrës së Auditimit të Lituanisë, SAI themelues i Task Forcës së EUROSAI-t mbi auditimin e bashkive. Në fjalën e tij, z.Dulkys vuri theksin në faktin se TFMA po bëhet gjithnjë e më shumë një forum protagonist dhe me jehonë në komunitetin e EUROSAI-t, ku përpos shkëmbimit të eksperiencave audituese, po luan një rol edhe në shkëmbimin kulturor mes pjesëmarrësve. Në diskursin e tij, z.Dulkys nënvizoi se auditimet e SAI-ve në pushtetin lokal përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të mandatit auditues të Institucioneve Supreme të Auditimit të cilat sjellin një vlerë të shtuar në përmirësimin e shërbimeve që qytetarin marrin nga pushteti lokal.

Në takimin e moderuar nga znj.Jura Ivonaityte, nga SAI i Lituanisë u prezantuan punime mbi :
• Funksionet e bashkive dhe financimin e tyre efektiv;
• Alternativat për përmirësimin e funksioneve të bashkive;
• Kryerjen e auditimeve të përformancës mbi marrëdhëniet ndër-buxhetore (qendror-vendor).

Pjesë e takimit ishte edhe zhvillimi një workshop ku pjesëmarrësve u kërkohej të zgjidhni funksione p.sh si p.sh mbrojtja shëndetësore, turizmi, mbrojtja e konsumatorëve për t’i argumentuar sipas disa kritereve nëse duhej apo jo të përfshiheshin në kompetencat e pushtetit lokal.

Në ditën e dytë të takimeve, u prezantuan raportet mbi aktivitet e TFMA-së, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit kontribuoi në të gjitha raportet dhe anketat si më poshtë:
• Aktiviteti 1.1.1: Implementimi  objektivave strategjik, Përdorimi i të dhënave të bashkive”
• Aktiviteti  1.9.2: Mbledhja dhe sistemimi i informacionit mbi të ardhurat e bashkive
• Aktiviteti 1.9.2: Ngritja e një data-baze mbi të dhënat e shpenzimeve të bashkive
• Aktiviteti 1.9.3: Publikimi i të dhënave audituese mbi “ Kompanitë me kapital shtetëror (vendor)”.
• Aktiviteti 2.1-2.3 :Sistemet e auditimit të brendshëm në shtetet anëtare të TMFA.

Në përmbyllje të aktivitetit, shtetet anëtare miratuan dhe draftin e aktivitetit preliminar për vitin 2020.

Nën patronazhin dhe organizmin e Gjykatës së Llogarive të Audituesve të Portugalisë, u zhvillua një tur turistik në zonën historike të Lisbonës, Belem, ku pjesëmarrësit e SAI-ve të TFMA-së patën mundësi të vizitonin sitet e famshme historike si Kullën e Belemit dhe Monumentin e Zbulimeve.