KLSH merr pjesë në Roundin e Pestë të Trajnimit për Vlerësuesit e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës

08.05.2017

1 xhuliMë datat 3 deri në 5 Maj u zhvillua në Strasburg, në selinë e Këshillit të Evropës Roundi i pestë i trajnimit për vlerësues e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO). Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) është themeluar në vitin 1999 nga Këshilli i Evropës për të monitoruar përputhshmërinë e shteteve me standardet anti-korrupsion të Këshillit të Evropës.

Objektivi i GRECO është të përmirësojë kapacitetin e anëtarëve të tij për të luftuar korrupsionin nëpërmjet një procesi dinamik të vlerësimit të ndërsjellë midis shteteve anëtarë. Ky proces ndihmon në identifikimin e mangësive në politikat kombëtare kundër korrupsionit, duke nxitur reformat e nevojshme legjislative, institucionale dhe praktike. GRECO gjithashtu ofron një platformë për ndarjen e praktikave më të mira në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit.

Anëtarësimi në GRECO, e cila është një marrëveshje e zgjeruar, nuk kufizohet vetëm në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Çdo shtet që ka marrë pjesë në hartimin e marrëveshjes së pjesshme të zgjeruar, mund të anëtarësohet duke njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Çdo shtet që bëhet anëtar në Konventat Penale ose Civile mbi Korrupsionin automatikisht aderon në GRECO dhe procedurat e saj të vlerësimit. Aktualisht, GRECO përbëhet nga 49 shtete anëtare (48 shtete evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Funksionimi i GRECO rregullohet nga Statuti dhe Rregullorja e tij. Çdo Shtet Anëtar emëron deri në dy përfaqësues të cilët marrin pjesë në mbledhjet plenare të GRECO me të drejtë vote. Secili anëtar gjithashtu i jep GRECO-s listën e ekspertëve në dispozicion për të marrë pjesë në vlerësimet e GRECO-s.
Organe të tjera të Këshillit të Evropës mund të emërojnë përfaqësues (p.sh. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës). GRECO i ka dhënë statusin e vëzhguesit Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Kombeve të Bashkuara - përfaqësuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Raundi i pestë i trajnimit të vlerësuesve së GRECO ka filluar më 20 Mars 2017 dhe tematikat që do të vlerësohen gjatë këtij roundi janë: Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit në qeverisjen qendrore (funksionarët e lartë ekzekutiv) dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.

Gjatë këtij trajnimi përfaqësuesit e KLSH u trajnuan lidhur mbi tema si kuadri politik, rregullator dhe institucional për parandalimin e korrupsionit; konfliktet e interesit; ndalimi i aktiviteteve të caktuara, deklarimi i pasurisë, të ardhurat, detyrimet dhe interesat, si dhe mekanizmat e llogaridhënies. 

Veçanërisht, sa i takon funksionarëve të lartë qeveritarë, trajnimi u fokusua gjithashtu edhe transparencën e aktiviteteve të qeverisë dhe lobimit. Për sa i takon vlerësimit të agjencive të zbatimit të ligjit, gjatë trajnimit iu kushtua vëmendje e veçantë çështjeve si identifikimi i shërbimeve dhe situatave të rrezikuara, rekrutimi dhe verifikimi, mbikëqyrja dhe procedurat disiplinore.

2 xhuli

Në këtë aktivitet, KLSH mori pjesë në këtë aktivitet me dy përfaqësues, z. Emiliano Doko, jurist, dhe zj. Xhuljeta Çelaj, audituese, të cilët do të angazhohen në të ardhmen si vlerësues së GRECO – s.