KLSH dhe Instituti “G&G Group” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Instituti “G&G Group” nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi në prani edhe të përfaqësuesve të organeve mediatike.

mar_klsh_g&g
Prof.As. Sazan Guri, drejtor i Institutit “G&G Group” dhe Kryetari i KLSH-së Dr. Bujar Leskaj,
duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.
Tiranë, 28 dhjetor 2012

Instituti “G&G Group” merr përsipër të angazhojë ekspertë të tij, në aktivitete të përbashkëta me Kontrollin e Lartë të Shtetit, për konstatimin e rreziqeve mjedisore, parandalimin e tyre dhe lidhjen e çeshtjeve të mjedisit me ekonominë. KLSH, në rastin e konstatimit të shkeljeve gjatë auditimeve të kryera, propozon masat e nevojshme për përmirësimin e aktivitetit të subjekteve të ndryshme, në mënyrë që të minimizohet efekti negativ që sjell aktiviteti i tyre në ndotjen e mjedisit.