KLSH Kallëzon në Prokurori 2 ish Regjistrues dhe 1 Specialist/Hartograf të ZVRPP Kolonjë

20.09.2017

Janë regjistruar prona pa dokumentacion (në ndarje jo sipas ligjit) me sipërfaqe 14091 ha, regjistruar prona nga transferimi  me diferencë prej 145036 m2 nga VKM dhe regjistruar prona në përdorim (të okupuara forcërisht) në kundërshtim me  ligjin për sipërfaqe 201711 m2 pa njoftuar organet kompetente duke kthyer në disa raste dhe zërin kadastral “Rezervuar, rrugë, etj., për sipërafqe 96665 m2. Janë kryer regjistrime, duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privat nga forma “shtet” një sipërfaqe tokë bujqësore prej 99665 m2.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 284/1, datë 15.03.2017, ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kolonjë, me objekt:“Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016”.

Me Vendimin nr. 74, datë 30.06.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresën nr. 284/3 datë 04.07.2017, i janë rekomanduar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kolonjë, masa me karakter organizativ, teknik(kufizimin e pasurive të trajtuar në këtë auditim) me qëllim parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në transaksionet me pronat.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat e grup personash në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për : TH. GJ dhe A.D, me detyrë ish-Regjistrues dhe A.M me detyrë Specialist/ Hartograf, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

- Në 17 raste për sipërfaqe 14 091 ha,  ( nga kjo: 6 raste pyjesh sip. 5277 ha, 8 raste kullota sip. 3196 ha, 2 raste tokë pa fryt sip. 39 ha dhe një rast tokë arë 579 ha,)  kanë regjistruar në hipotekë pasuritë e paluajtshme në bashkëpronësi në % takuese për secilin trashëgimtar përfitues, pasi nga ana e KKKP ish-pronarëve vendimet janë marrë në bazë fshati duke futur pasuri si rrugë, liqene, toka pa fryt, etj., që nuk janë objekt i kthimit të pronës si dhe  nuk janë të shoqëruara me plan rilevimi. Rregjistrimet janë bërë në hipotekë dhe për këto vendime në asnjë rast, nuk është kërkuar ligjshmëria e tyre në AKKP, si dhe të kërkohej nga Avokatura e Shtetit nëse këto vendime nuk ndodhen në proçese gjyqësore. Këto veprime janë në papajtushmëri me pikën 10.6, Kreu i II të Regullorës nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.
- Në 9 raste ZVRPP Kolonjë ka regjistruar në hipotekë kontrata koncensionare të lidhura nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës dhe shoqërive private , pa përcaktuar zonën kadastrale, numrat e pasurive që ky investim do të ndërtohet, sipërfaqen që do të zërë, statusin juridik të pronës mbi të cilën shtrihet investimi, mënyrën e marrëdhënieve që do të krijohen me pronarët e pronave që prekin këto objekte, si dhe nuk kanë marrë leje ndërtimi nga organet kompetente mbi 6 vjet.


-Në rregjistrimin e pronave të transferuara me VKM nr. 1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin, nga MBZHU tek Bashkia, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, për Bashkinë Ersekë janë kaluar 51 burime ujore si rezervuar kanale ujitëse dhe stacione pompimi janë regjistruar vetëm 4 rezervuarë dhe nuk është kryer asnjë veprim për regjistrimin e 41 rezervarëve të tjerë, si dhe kanalet dhe stacionet e pompimit, si dhe regjistruar në tre raste sipërfaqe  mëtepër + 126543 m2 dhe regjistruar më pak në një rast -18493 m2
Në 131 raste për sipërfaqen 201711 m2 e cila rezulton se ështё  okupuar nga qytetaret të ndryshëm  në 4 fshatra( Blush për 29 rast me sipёrfaqjё 25101 m2; Rehovë për 16 raste, sip. 8199 m2; Bloshanj për 19 raste sip 53901 m2 dhe në fshatin Luaras pёr 67 raste me një sipёrfaqe 114510 m2).

- Në 88 raste, sipas dokumentacionit të administruar janë regjistruar pasuri të llojit “Tokë Bujqësore” me pronar “Shtet” për sipërfaqen 220187 m2 , e cila rezulton se” ështё  okupuar nga qytetaret e lartpërmendur. Gjithashtu, konstatohet se në  11 raste se personat “ pronarë” okupues,  janë trajtuar edhe sipas ligjit nr. 7501, datё 19.08.1991 “Për tokën bujqësore”. Nga verifkimi rezulton se këto persona kanë përfituar në bazë të ligjit nr. 7501, datё 19.08.1991 “Për tokën bujqësore”. Me këta qytetarë nuk ka asnjë veprim komunikues nga institucionet pёrkatёse poseduese tё pronave, pasi pasuri e Bashkisë Ersekë(ose ish komunave).
- Në 2 rast,  është regjistruar në emër të qytetarit R.P objektit “Pikë shitje Karburanti” pasuria nr. me sipërfaqe 1400 m2 truall, dhe ndёrtesё 8,75 m2,  dhe qytetarit S.R me sipërfaqe 500  m2, me emërtim truall, dhe 293 m2  ndёrtesё për të cilat mungojnë dokumentet tekniko ligjor sipas ligjit.
Sa me sipër rezulton se mos dhënia me qira ka patur efekte financiare, pasi duhej llogaritur qerase së papaguar nga subjektet vetëm për periudhën 3 vjeçare nën auditim 01.01.2014  deri më  31.12.2016, (pra 36 muaj),  sipas  nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998, i ndryshuar.

-Në 1 rast, është  bërë pranimi i dokumentacionit, për regjistrimin e pasurisё sё  paluajtshme me nr. 4003, e  llojit truall me sipërfaqe 14000 m2 dhe sipёrfaqe ndёrtese 996 m2 e ndodhur nё Kolonjё Leskovik, nё pronёsi tё subjektit “C.....shpk”, për regjistrimin e objektit për të cilën mungon dokumentacioni i kërkuar nga ligji.
- Në një rast kanë regjistruar pasurinë e paluajtshme nr. 240 përfituar sipas lejes zhvillimore komplekse dhe kontratës koncesionare në kushtet kur  mungojnë "Leja e përdorimit" akti i lejimit të përdorimit dhe/ose zënies së tokës apo strukturës së zhvilluar, për të cilin është kryer punimi, “aktet e kontrollit” të cilat vërtetojnë realizimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes, sipas fazave të përcaktuara në rregulloret e kontrollit të zhvillimit , “Oponenca teknike” për projektet e ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë, nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve. projektin dhe kushtet urbanistike të miratuara, etj.

-Në dy raste në regjistrimin e pasurisë së paluajtshme përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, nuk kanë aplikuar kamatëvonesë, në shumën 600 mijë lekë e cila përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit. Veprime këto në papajtueshmëri me neni 39 të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
-Në një rast, ka kryer regjistrimin e pasurisë së paluajtshme nr. 745, rezervuar me sipërfaqe 253.580 m2, përfituar sipas VKM nr. 1157, datë 25.11.2009, me dokumente fotokopje.
Në 185 raste me sipërfaqe totale 99 665 m2, kanë regjistruar pasuritë në seksionin (C) të kartelës pronar i pa vërtetuar dhe seksionin (D) të kartelës në posedim me emrat respektivë posedues, për të cilët nuk posedohet dokumentacion në kuptim të nenit 193 te Kodit.
                         
KLSH, duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë, konkretisht,  TH.GJ dhe A.D, me detyrë ish-Regjistrues dhe A.M, me detyrë hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën  nr. 284/9, datë 20.07.2017, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Korçë, për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

V.O. Në Web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 74, datë 30.06.2017 në lidhje me këtë auditim.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT