Baza ligjore, funksionet dhe pavarësia

Gjatë viteve 1997- 2000 u hodhën hapa serioze në rrugën për forcimin dhe konsolidimin e KLSH-së. Bazat ligjore dhe institucionale bënë të mundur të përcaktohet qartë roli, autoriteti, objekti dhe marrëdhëniet e KLSH-së me Parlamentin, Qeverinë dhe Institucionet e tjera.

Në përmbushje të parimeve të Deklaratës së Limës dhe të kërkesave që kanë standartet ndërkombëtare të kontrollit të INTOSAI-t, legjislacioni për kontrollin e përgjithshëm shtetëror në Shqipëri, përbën një hap tepër serioz për pavarësinë dhe ushtrimin e detyrave nga KLSH-së.

Tiranë, më 14.07.2015. Në mbështetje të nenit 119, 162, 163, 164 dhe 165 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nenit 25, pika h, nenit 35 dhe 42 të Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 ....
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Në mbështetje të nenit 119, 162, 163, 164 dhe 165 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe të Ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", ndryshuar me Ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, për organizimin e brendshëm dhe ushtrimin e veprimtarisë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është hartuar dhe miratuar për zbatim rregullorja e brendshme e KLSH-së.