Audituesit e KLSH-së, z. Sali Agaj dhe z. Redi Ametllari, botojnë një artikull në revistën prestigjoze “INTOSAI Journal”

19.02.2019

Revista prestigjioze për auditimin e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit “INTOSAI Journal”, në edicionin e saj të dimrit 2019, ka botuar artikullin e dy audituesve të Departamentit të Auditimit të Performancës, z.Sali Agaj dhe z.Redi Ametllari.

Artikulli ofron një analizë të auditimit të performancës, duke nxjerrë në pah veçoritë e këtij auditimi bashkëkohor, në krahasim me auditimet klasike, përmes shembujve dhe rasteve nga praktika, se si auditimi i performancës është në fakt auditim në shërbim të qytetarëve.

foto

Autorët kanë pasqyruar në këtë artikull edhe historikun 7-vjeçar të auditimit të performancës në KLSH, e konceptuar si një reformë e rëndësishme jo vetëm për të ngritur Kontrollin e Lartë e Shtetit në standardet e institucioneve supreme të auditimit të Bashkimit Europian, por për të ofruar një kulturë të re menaxheriale në administratën shqiptare, që ka në fokus vlerën e përfituar për qytetarët nga fondet e shpenzuara.

Për më gjerë, artikullin mund ta gjeni në lidhëzën:

 http://intosaijournal.org/performance-audits-to-communicate-incorporate-better-serve-stakeholders/