96 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni organizon ditët e hapura për të vizituar ambientet e tij


Në 25 maj të vitit 1925 u themelua institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nesër (e martë, 25.05.2021) në përvjetorin e 96-të tij, KLSH do të zhvillojë një sërë aktivitetesh, ku ndër të tjerave në respektim të rregullave anti-Covid do të mbajë të hapur për publikun Muzeun dhe ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Muzeu i KLSH, si një memorie institucionale, me përmbajtje të larmishme dokumentesh dhe fotografish do të jetë i hapur për qytetarët, të cilët janë të interesuar mbi historikun, drejtuesit dhe veprimtarinë e KLSH-së, etj.

Ju mirëpresim nga data 25 maj-28 maj sipas orarit zyrtar nga ora 08.00-16.30 dhe të premten nga ora 8.00-14.00.

Për çdo informacion na kontaktoni:
Adresa: Rruga "Abdi Toptani" Nr.1 Tiranë
Telefon : +355 4 2247294