25 maj 2020, 95 vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Mesazh me rastin e 95 vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Të nderuar auditues!

Në datën 25 maj 2020, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kremtojë ditëlindjen e tij të 95-të. Do të kishim dëshirën të festonin 95 vjetorin e Institucionit, sikurse kremtuan 90 vjetorin e krijimit të tij, por kushtet e pandemisë së COVID-19 nuk e lejojë një gjë të tillë. Megjithatë, menjëherë pas krijimit të kushteve normale në vend, do të kremtojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të KLSH-së.

Në respekt të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e institucionit, në parathënien e librit, “Historiku i KLSH 1925-2012” , theksova: “ Sjellim sot në kujtesë me vlerësim maksimal figurat që kanë drejtuar këtë institucion, veçanërisht në vitet 1925-1944, si Fejzi Alizoti, Kol Thaçi, Lac Gera, Llambi Aleksi, Lame Kareco, Eqerem Libohova, Xhafer Ypi, Rrok Gera, Izedin Beshiri dhe të tjerë më tej. Vlerësojmë po ashtu punën reformuese të kryer nga Dr.Blerim Çela, ish-Kryetari i KLSH-së në vitet 1992-1997 dhe Mustafa Kërçuku, ish-Kryetar i KLSH-së në vitet 1997-2004, si dhe kontributin e ish-kryetarëve Zyhdi Pepa, Ylli Memisha, Alfred Karamuço e Robert Çeku, ish kryetar deri në vitin 2011”.

Ne, brezi i sotëm i audituesve, i kemi bërë një shërbim të mirë historisë së institucionit sepse kemi përgatitur dhe botuar tre libra të rëndësishëm që lidhen me historikun, punën dhe veprimtarinë e KLSH-së: “Dokumenteve të Këshillit Kontrollues”, “Historiku i KLSH 1925-2012” si dhe albumi “90 vjet KLSH” (në vitin 2015), duke kujtuar dhe respektuar të gjithë audituesit dhe personalitetet qe kanë punuar dhe që i kanë dhënë me punën e tyre emër institucionit.

Misioni ynë, në dritën e orientimit themelor të Kongreseve të INTOSAI-t, sipas përcaktimeve kushtetuese në Nenet 162-164, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, por edhe në Nenin 1, të Deklaratës së Limës, e konsideruar si “ Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditmit” është rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, në një shkallë më të gjerë, për të gjithë komunitetin të cilit një SAI i shërben Taksapaguesve, Publikut, Parlamentit dhe Organeve Ekzekutive, duke kufizuar ne maksimum abuzimet dhe duke siguruar përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë të këtyre fondeve.

Duke vlerësuar misionin e KLSH-së si agjent i publikut dhe i Kuvendit, për përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të burimeve dhe fondeve publike, KLSH në tetë vitet e fundit, ka synuar forcimin e besimit të qytetarit dhe publikut në tërësi, nëpërmjet njohjes më nga afër të veprimtarisë së tij, auditimeve dhe rezultateve të tyre, si dhe partneritetet që ka krijuar brenda dhe jashtë vendit për të përmirësuar qeverisjen publike, duke u përpjekur të luftojë në thellësi korrupsionin.

D ëshiroj të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë audituesit e KLSH-së që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë rrugëtim 95 vjeçar, veçanërisht në zhvillimin e institucionit në këto 9 vite, duke e kthyer KLSH-në në një institucion modern auditimi , duke realizuar objektiva që, nëse më parë as nuk mendoheshin, tani janë bërë të prekshme për të gjithë si :

· Miratimi i ligjit të ri nga Parlamenti, nr. 154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së", në nëntor 2014, i cili konsiderohet si reforma më e rëndësishme në historinë e KLSH-së që nga viti 1992;

· Rr ugëtimin e KLSH përkrah me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe punën për implementimin e kuadrit të ISSAI-ve , vlerësuar edhe nga institucionet europiane. Në R aport progresin për Shqipërinë, n ë 26 maj 2019, KE është shprehur se, “ Kuadri kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë parashikon pavarësinë e Institucionit Shtetëror të Auditimit (SAI), në linjë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).

· Për herë të parë në KLSH, në tetor të vitit 2012 është krijuar Departamenti i Auditimit të Performancës. Ligji i Ri specifikoi dhe mundësoi realizimin e këtij lloj auditimi nga KLSH. Auditimet e performancës gjatë 2012-2019 theksuan shumëllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e çështjeve që mbuluan reformat ekonomike, sociale dhe kulturore, çështjet energjetike dhe mjedisore, aspektet makro dhe mikro të realitetit shqiptar, etj;

· KLSH ka bërë hapa të konsiderueshëm në zhvillimin e auditimeve të Teknologjisë së informacionit dhe për herë ta parë në KLSH kemi një Departament të Auditimit IT. Në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH-së, për vitet 2018-2022, i është dhënë një rëndësi e veçantë auditimit të IT dhe është punuar në drejtim të rritjes së kapaciteteve, zbatimin e standardeve profesionale dhe shkëmbimin e eksperiencave;

· Përmes auditimeve të zhvilluara, ne kemi dokumentuar abuzimet me pronën publike, duke synuar përmirësimin e qeverisjes publike, duke thelluar luftën pa kompromis ndaj zyrtarëve të korruptuar, kryesisht me adresim e kallëzimeve penale, me akuzat “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera”, etj. Në vitet 2012-2019, KLSH ka përcjellë 328 kallëzime penale për 985 persona, ose thënë ndryshe ka adresuar çdo javë një kallëzim penal për zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm, konstatuar me shkelje të rënda nga auditimet e KLSH-së;

· Indikatori i dobisë së auditimit, si një nga treguesit më domethënës të performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, për 8 vitet 2012-2019 rezulton se për çdo një lek të shpenzuar për institucionin e KLSH-së është kërkuar për t’u zhdëmtuar 82,2 lekë, ose 4 herë më shumë, se sa është kërkuar në periudhën 10 vjeçare 2002-2011 (21.1 lekë);

· Duke filluar nga viti 2012, KLSH publikoi për herë të parë një revistë kërkimore-shkencore, “Auditimi Publik”. Revista ka një bord shkencor me akademikë dhe profesorë të shquar, shqiptarë dhe të huaj, në fushën e ekonomisë, ligjit, inxhinierisë, etj. Revista Shkencore “Auditimi Publik” ka arritur në numrin 25 të saj;

· Transparenca e aktivitetit të KLSH-së është një nga treguesit kryesorë të modernizmit të tij si institucion dhe komunikimit shumëdimensional. KLSH-ja ka pasur një komunikim të pandërprerë me qytetarët gjatë këtyre viteve, kryesisht përmes bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe mediat, si dhe përmes përgjigjeve ndaj letrave të qytetarëve;

· Bazuar në praktikat më të mira Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit mbi transparencën dhe impaktin social, KLSH ka organizuar për të tretin vit radhazi Muajin e Hapur për Qytetarët;

· Në tetë vite, KLSH ka organizuar shtatë Konferenca Vjetore Shkencore, n ë t ë cilat janë trajtuar tematika të ndryshme dhe kanë marrë pjesë personalitete të fushës së auditimit dhe më gjerë nga vendi dhe bota. Konferenca e fundit e zhvilluar në nëntor të vitit 2019, iu dedikua audituesve të rinj të KLSH-së dhe kishte si temë kryesore “ Sfidat e Auditimit Publik në kontekstin e anëtarësimit të vendit në BE”;

· Në vitet e fundit 2012-2019, KLSH ka nënshkruar 60 marrëveshje bashkëpunimi me OJF, institucione homologe dhe Universitete publike dhe private;

· Zhvillimi profesional dhe trajnimi i integruar i audituesve të KLSH-së përgjatë kësaj dekade është udhëhequr nga Standardi Ndërkombëtar i Auditimit ISSAI 1, (Parimi nr.12/1), i cili përcakton se, “ SAI duhet të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm profesional që kontribuon në përsosjen: Organizative; Individuale dhe Ekipore ”, dhe mbi këtë objektiv janë arritur kuotat e mesatarizuara në 25 ditë trajnimi/vit për një auditues, nga 2-3 ditë që ishte vite më parë.

· KLSH në bashkëpunim me Qendrën për Emancipimin Ekonomik të Medias (UNECEM), që në fillim të vitit 2019 e në vijim ka realizuar 11 numra të Revistës elektronike “Auditi për qytetarin” në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze;

· Ecuria në këto vite e treguesve moshorë ka njohur trendin e uljes së moshës mesatare te punonjësve, nga 50 vjeç në vitin 2011 në 42 vjeç aktualisht, si rezultat i politikave të rekrutimit të punonjësve me aftësi profesionale që i përgjigjen zhvillimit dinamik të teknologjive të reja, fushave të reja me të cilat përballet sektori publik ;

· Në referencë të dinamikës së treguesve statistikorë të raportit femra/meshkuj ne institucion në harkun kohor 2011-2019 konstatohet se raporti femra/meshkuj i stafit te KLSH-se për vitin 2019, rezulton 45 % me 55 %, kundrejt 33.5% me 66.5% në vitin 2011 me një trend rritës ne peshe specifike nga viti ne vit ne favor te punonjëseve femra, me objektivin që të kemi barazi të plotë.

Bashkëpunimi me SAI-t homologe në tetë vitit e fundit ka pësuar një zhvillim të konsiderueshëm dhe në respekt të këtij bashkëpunimi, dy ambiente të KLSH-së kanë marrë emrin e dy personaliteteve :

· z. Gene L. Dodaro, Kryekontrollor i Përgjithshëm i Zyrës së Llogaridhënies s ë SHBA;

· z. Lech Aleksandër Kaczyński, një prej personaliteteve më të mëdha të kombit dhe Shtetit Polak, President i Zyrës së Auditimit Suprem të Polonisë (NIK) në vitet 1992-1995, reformator i institucionit të auditimit suprem publik të Polonisë dhe President i Republikës së Polonisë në vitet 2005-2010.

Gjithashtu, një ambient tjetër i KLSH-së ka marrë emrin ”Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”, në respekt të bashkëpunimit të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, mes KLSH-së dhe ZKA.

Të gjitha arritjet e mësipërme nuk mund të realizoheshin pa bashkëpunimin e frytshëm mes strukturave të KLSH-së dhe pa mundin, dijen dhe punën e të gjithëve.

Faleminderit edhe një herë brezit të sotëm të audituesve, por duke mos harruar asnjëherë kontributin në vite të të gjithë atyre që me përgjegjësi dhe përkushtim kanë kryer detyrat e tyre dhe kanë përfaqësuar institucionin me dinjitet, dukë qenë të vetëdijshëm për peshën që mbajnë si auditues, duke u udhëhequr në punën e tyre nga profesionalizmi, paanësia dhe etika.


 

 

 

 

 

 

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni fjalën e Kryetarit mbajtur me rastin e 90 Vjetorit të KLSH-së

/web/Kontrolli_i_Larte_i_Shtetit_kremton_90_vjetorin_e_krijimit_1419_1.php