 |
 |
|
Nga datat 15-17 prill 2009, një delegacion i nivelit të lartë i Dhomës Supreme të Kontrollit të Polonisë (NIK), i kryesuar nga Presidenti z. Jacek Jezierski, njëkohësisht dhe kryetar i Bordit Drejtues të EUROSAI-t (Organizata Supreme e Kontrollit të Vendeve të Evropës), zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, ndërmjet dy institucioneve. |

|
|
|
Në takimin me Presidentin Jezierski, Kryetari i KLSH-së, z. Çeku, pasi bëri një ekspoze të përgjithshme të aktivitetit dhe veprimtarisë kontrolluese të KLSH-së, u përqendrua edhe në marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe ndihmën e ndërsjellë, parë në prizmin e zbatimit të Marrëveshjes
ndërmjet dy institucioneve. |
|
Nga ana e tij, z. Jezierski shprehu të njëjtin mendim me z. Çeku për ecurinë e realizimit të çështjeve të parashikuara në Marrëveshjen e Përbashkët, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e NIK-ut të Polonisë, për t’i dhënë një impuls të mëtejshëm zhvillimit të marrëdhënieve, duke intensifikuar ndihmën dhe mbështetjen për institucionin e KLSH-së. Gjithashtu, Presidenti i NIK-ut shprehu dëshirën për të pritur një grup kontrollorësh dhe për të ofruar eksperiencën polake në fushën e mjedisit, madje dhe realizimin e një projekti të përbashkët ndërmjet dy institucioneve, në përputhje edhe me frymën dhe principet e EUROSAI-t. |

|
|
|
|
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Presidenti Jezierski u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, i cili vuri në pah punën e vyer të institucionit të KLSH-së, i cili ka fituar tashmë një fizionomi të qartë, si një institucion i pavarur dhe bashkëkohor e që kontribuon maksimalisht në konsolidimin e shtetit ligjor. | |
|
 |
 |
KLSH
|
Publikime
|
Bashkepunime
|
Informacione
|
|
 |
|
 |
 |