|
Në programin e këtij viti, në ndjekje të takimit të XIX të INCOSAI-t, ishin përfshirë:
- prezantime mbi eksperiencat në fushën e auditimeve të privatizimeve, regullshmërisë ekonomike dhe PPP-ve. - sesione diskutimesh për delegatët ku u fol për 3 temat kryesore – auditimet e privatizimeve, regullshmërisë ekonomike dhe PPP-ve si dhe paraqitja e tyre tek Grupi i Punës.
- diskutime rreth produkteve të Grupit të Punës duke përfshirë raste studimore në regullshmërinë e shërbimeve financiare dhe prioritetet e Grupit të Punës për të ardhmen.
Përfaqësuesit e KLSH-së, shkëmbyen eksperienca dhe opinione me pjesëmarrësit e tjerë përsa i përket procedurave të ndjekura në procesin e auditimit, vështirësive të hasura, se si funksiononte procesi dhe si të përmirësohej procesi i punës në të ardhmen duke zbatuar standartet ndërkombëtare të përbashkëta në këto lloje auditimesh.
Në përfundim, SAI-t anëtare të Grupit të Punës, ranë dakort në impaktin që kriza globale financiare po shfaq në punën e institucioneve supreme të kontrollit si dhe për disa çështje administrative si largimi nga Kryesimi i Grupit. |