|
Gjatë muajit Mars, në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira me homologët tanë ndërkombëtarë, zhvilluan në KLSH vizitat respektive delegacionet e nivelit të lartë të: |
|
Zyrës së Kontrollit të Maqedonisë kryesuar nga Kontrollorja e Përgjithshme Znj.Tanja Tanevska |
|
|
|
Mbretërisë së Tajlandës kryesuar nga Kontrollorja e Përgjithshme Znj.Khunying Jaruvan Maintaka dhe Avokati i Popullit Z.Teeradej Meepien (Ret).
|
|
Z.Robert Çeku, Kryetar i KLSH-së, i njohu homologët me një ekspoze të detajuar të zhvillimeve të institucionit si dhe me punën voluminoze që kontrollorët ushtrojnë në zbatimin e detyrimeve të tyre kushtetuese. |
|
Gjatë takimeve u shpreh vullneti i përbashkët i palëve për thellimin e bashkëpuninimit reciprok ndërmjet institucioneve, duke nënshkruar edhe Marrëveshjet e Bashkëpunimit në të ardhmen, bazuar në principet e respektit të ndërsjelltë, si dhe në konsolidimin e mëtejshëm të standarteve ndërkombëtare në fushat e kontrollit financiar në përputhje kjo me parimet e EUROSAI-t dhe INTOSAI-t. |
|

|

|
|
Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacionet zhvilluan takime pune, ku u njohën me disa nga politikat dhe metodologjitë konkrete të auditimit financiar dhe atij të performancës. |
|
Në përfundim të vizitave të tyre, delegacionet shprehën vleresimin për hapat cilësorë të ndërmarrë nga KLSH drejt modernizimit të mëtejshëm. |